Kush jemi ne.

E marte 7 Shtator 2010

Dardafone është kompani kosovare me kapital të përzier, me bashkëpronarë të përbërë nga Korporata Devolli dhe K-com Group, kompani amerikane.

 

E licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Kosovës, Dardafone, në bashkëpunim me Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës, ushtron aktivitetet e telefonisë mobile virtuele, me pajimet më moderne të kompanisë Nokia-Siemens, lidere në teknologjinë e telefonisë mobile në botë.

 

Themeluesi i Dardafone, Korporata Devolli, është kompani e njohur kosovare, prezente në këtë treg që nga viti 1990. Prej vitit 2001 kjo kompani është udhëheqëse me produkte të shumëta vendore në fushat të cilat i mbulon.

 

Që nga 8 janari 2010, Dardafone vepron me emrin komercial Z mobile.